Egzon Beliça kthehet në shtëpi

0%

Mbrojtësi me përvojë Egzon Beliça do të rikthehet sërish te klubi i qytetit të tij të lindjes, duke u bërë përforcimi më i ri i Struga Trim Lum. Klubi strugan e ka konfirmuar transferimin e qendërmbrojtësit 35-vjeçar, i cili së fundmi ishte pjesë e Rabotniçkit.

Me ardhjen e tij, Struga fiton ndjeshëm në përvojë dhe stabilitet në repartin defensiv, në një fazë ku ekipi po synon objektiva të larta në kampionat. Gjatë karrierës së tij, Beliça ka luajtur në disa liga dhe klube të ndryshme, duke përfshirë si KF Besa Kavajë, Shkëndija, Otrant-Olympic, si dhe jashtë me Inter Turkun, Riga, Partizani nga Tirana dhe FC Prishtina.

Burimi: Bota Sot