Amerikë, gëzuar 250-vjetorin e pavarësisë

0%

Nesër është 4 Korriku, Dita e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ditëlindja e një kombi të lirë dhe të pavarur që nga 4 korriku 1776, mikut historik të shqiptarëve në përgjithësi dhe, me theks të veçantë, të dardanëve (kosovarëve) në veçanti.

Ne, si komb dhe si popull, jemi krenarë dhe shumë me fat që jemi nën kujdesin e një miku të sinqertë, njëherit një superfuqi, e cila në çdo moment ka qenë pranë nesh dhe me ne në të gjitha fazat, në atë të çlirimit, zhvillimit dhe shtetndërtimit.

Amerika vazhdon të na ndihmojë, të na inkurajojë dhe të na orientojë në drejtimin e duhur, në kuadër të zhvillimeve gjeopolitike të këtij mileniumi, ku ndërthuren interesat politike, diplomatike, ekonomike dhe ushtarake.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Nën mbikëqyrjen, kujdesin dhe mbështetjen e sinqertë të miqve amerikanë, kemi zhvilluar veprimtari të guximshme në rrugën drejt themelimit të shtetit tonë të pavarur dhe sovran, duke arritur në stadin ku ndodhemi sot.

Shpallja e pavarësisë dhe njohjet ndërkombëtare nga 117 shtete anëtare të OKB-së janë rezultat i përpjekjeve tona të përbashkëta, por edhe i mbështetjes së palëkundur të miqve tanë të udhëhequr nga SHBA-të.

Ne e kemi për obligim të vazhdojmë të dëshmojmë se synojmë të jemi pjesë e botës demokratike, duke e ndërtuar një shoqëri moderne, ku respektohen të drejtat e të gjitha komuniteteve pakicë, ndërsa ata t’i respektojnë ligjet dhe Kushtetutën e vendit. Amerikë, gëzuar 250-vjetorin e Pavarësisë!

Ditëlindjen tënde, populli shqiptar e konsideron edhe ditë feste për ne, sepse miqësia jonë aq e afërt dhe e përhershme është garanci për paqen, lirinë dhe të ardhmen tonë. Në shenjë respekti dhe mirënjohjeje reciproke, në prezencën e Kryeministrit në detyrë, z.

Albin Kurti, u organizua ceremonia e promovimit të emisionit të pullave postare, kushtuar 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Me respekt dhe kënaqësi, Hafiz Shala Shqiptaro-amerikan prej 35 vitesh.

Burimi: Bota Sot