Egnatia përforcohet me dy lojtarë të rinj

0%

Kampionët në fuqi të Egnatias po zhvillojnë fazën përgatitore në Bullgari, ku nën urdhrat e trajnerit Nevil Dede janë vënë edhe dy futbollistë të rinj. Rrogozhinasit kanë përforcuar mesfushën dhe krahun e majtë të mbrojtjes. RTSH Sport mëson se Ibrahim Diabate, një 22-vjeçar nga Bregu i Fildishtë, është blerja e re e Egnatias.

Ai ka luajtur me kombëtaren U-21 të Bregut të Fildishtë dhe ka nofkën “Pogba”. Mesfushori vjen nga Zulte Veregen dhe ka nisur stërvitjen me grupin në Bullgari. Goditja tjetër e rrogozhinasve është një emër i njohur në futbollin shqiptar, braziliani Jago.

Mbrojtësi i majtë u largua pak ditë më parë nga Vllaznia, ku ka luajtur sezonet e fundit, dhe tashmë është bashkuar me kampionët në Bullgari. Të dy këta lojtarë do të jenë në dispozicion të trajnerit Dede për sfidat e Championsit kundër Petrokub të Moldavisë. Pritet që skuadra rrogozhinase të bëjë të tjera goditjë gjatë ditëve në vazhdim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot