Sulmuesi i Juventusit Edon Zhegrova ka reaguar ashpër duke e quajtur ish-futbollistin e Shqipërisë, Altin Lala, si një menaxher që i ka dëmtuar futbollistët e tij.
Lala ditë më parë dha kritika për Zhegrovën derisa ishte në një podcast për “Telesport”, ku deklaroi se ylli i Kosovës sikur të punonte më shumë do të luante thuajse në secilën ndeshje të skuadrës italiane, megjithatë shkaku që është i fokusuar te veturat, e orët rolex është në këtë situatë.
Lidhur me këto deklarata ka reaguar edhe Zhegrova, i cili në “InstaStory” shkroi se “falë punës dhe sakrificës” ka mbërritur të luajë për “Zonjën e Vjetër”. Reagimi i plotë: “Ky nuk është i rëndësishëm aspak, por po vendosi pak të reagoj kësaj radhe. Ky menaxheri që i ka dëmtuar futbollistët e tij”. “Disa njerëz jetojnë duke komentuar jetën e të tjerëve. Unë preferoj ta jetoj timen.
Suksesi nuk matet nga mendimet e atyre që flasin në studio, por nga puna që e bënë çdo ditë”. “Po të ishte ashtu si thotë ky dhe shumë të tjerë, unë do të isha i fokusuar në gjërat e tjera dhe nuk do të isha në një klub me renome botërore si Juventusi”. “Pastaj para se të shkoja te Juventusi kanë qenë fjalët e njëjta gjithmonë, jam këtu falë punës dhe sakrificës nga Prishtina, Kosova ime.
Gjithmonë krenar”. Lala përndryshe është pjesë e agjencisë “Alf Sports”, ku kanë disa lojtarë përfshirë Milot Rashicën. / Telegrafi
