Edhe Dega e LDK-së në Rahovec del kundër Abdixhikut

0%

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Rahovec ka kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme brenda partisë, nga niveli i nëndegëve deri te kryetari i partisë, pas analizës së rezultatit të zgjedhjeve të 7 qershorit 2026.

Përmes një njoftimi publik, Dega e LDK-së në Rahovec ka bërë të ditur se në mbledhjen e mbajtur më 26 qershor është analizuar rezultati zgjedhor si në nivel lokal, ashtu edhe në nivel të Republikës së Kosovës.

“Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Rahovec, në mbledhjen e mbajtur më , ndër të tjera e analizoi rezultatin zgjedhor në zgjedhjet e 7 qershorit 2026, si në Komunën e Rahovecit, ashtu edhe në nivel të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pas Degës së Pejës, edhe LDK në Lipjan kërkon dorëheqjen e Lumir Abdixhikut Sipas Degës së LDK-së në Rahovec, Kryesia ka vendosur unanimisht që partia duhet t’i nënshtrohet një procesi të përgjithshëm zgjedhor, duke marrë përgjegjësinë për rezultatin e arritur në zgjedhje.

“Me unanimitet të anëtarëve prezentë të Kryesisë së Degës, vendos që duke marrë përgjegjësinë për këtë rezultat zgjedhor, Lidhja Demokratike e Kosovës duhet t’i hyjë procesit të përgjithshëm zgjedhor, nga nëndegët deri tek Kryetari i LDK-së”, thuhet më tej.

Dega e LDK-së në Rahovec ka vlerësuar se pritjet e strukturave dhe aktivistëve të saj kanë qenë për një rezultat më të mirë në zgjedhjet e fundit, duke e konsideruar rezultatin e arritur si të pamjaftueshëm.

Kërkuan largimin e tij, Abdixhiku: Pres dorëheqjen e Muhaxherit dhe Ahmetit “Në zgjedhjet e 7 qershorit 2026, pritjet e Degës dhe aktivistëve ishin për një rezultat më të mirë të LDK-së. Duke pasur parasysh rezultatin zgjedhor të dobët në përgjithësi dhe në veçanti në Rahovec, Dega e LDK-së në Rahovec vlerëson si të domosdoshme mbajtjen e zgjedhjeve në të gjitha nivelet”, thuhet në reagim.

Sipas këtij subjekti politik në Rahovec, vetëm një proces gjithëpërfshirës, statutar dhe transparent mund të garantojë forcimin e LDK-së. “Vetëm përmes këtij procesi të tillë gjithëpërfshirës, statutar dhe transparent do të garantohej një LDK e fortë”, përfundon njoftimi. / Telegrafi

Burimi: Telegrafi