Eden Hazard flet për garën e Këpucës së Artë në Kupën e Botës, tregon

0%

Legjenda e Belgjikës, Eden Hazard, ka folur rreth garës shumë të diskutuar për Këpucën e Artë midis Lionel Messit dhe Kylian Mbappe. Gara për Kupucën e Artë në Kupën e Botës 2026 është shumë e zjarrtë pasi shumë yje tashmë kanë shënuar gola thuajse në çdo ndeshje. Messi i prinë garës me tetë gola, teksa ndiqet nga Mbappe dhe Haaland me nga shtatë gola dhe Harry Kane me gjashtë gola.

The adidas Golden Boot race continues… #FIFAWorldCup pic.twitter.com/tnz3pZuLpv — FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) July 8, 2026 Për këtë garë ka folur edhe legjenda belge, Hazard, i cili pranoi se preferon lojtarët me talent dinamik, por pret që francezi të fitojë. “Ka ende shumë kandidatë në garë.

Personalisht, unë preferoj një lojtar që argëton, driblon dhe kënaqet në fushë”, ka thënë fillimisht Hazard në një intervistë për Marca. Inteligjenca artificiale parashikon pjesën e mbetur të Kupës së Botës 2026: Kush kalon tutje, kush luan në finale? “Por në këtë Kupë Bote, jam i bindur se Mbappe do të përfundojë si golashënuesi më i mirë i turneut”, përfundoi ish-ylli belg.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndryshe, në çerekfinale, Franca do të ndeshet me Marokun, Argjentina me Zvicrën, Norvegjia me Anglinë dhe Belgjika dhe Spanjën.

Burimi: Telegrafi