E tmerrshme: 117 qen të vrarë gjenden në varre masive në Kaliforni

0%

Autoritetet në Kaliforni zbuluan të premten të paktën 117 qen të ngordhur, në gjendje të ndryshme dekompozimi, shumë prej të cilëve dyshohet se ishin vrarë me armë zjarri. Zbulimi u bë në kuadër të një hetimi në vazhdim ndaj organizatës së shpëtimit të kafshëve Miranda’s Rescue, shkruan NBC News.

Trupat e qenve u gjetën gjatë një kontrolli në pronën e organizatës në qytetin Fortuna, njoftoi Zyra e Sherifit të Qarkut Humboldt. Autoritetet kishin siguruar një urdhër kontrolli që lejonte edhe gërmimin e pronës, pasi dyshohej se qentë ishin varrosur në varre masive. Sipas zyrtarëve, 117 mbetjet e qenve u gjetën kryesisht të paprekura në dy vende të ndryshme të pronës.

Gjithashtu, u zbuluan afro dy duzina kafkash, qindra eshtra dhe rreth 600 qafore qensh.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot