E provoi veten për herë të parë në zgjedhje, aktori Armend Baloku

0%

Aktori i njohur kosovar, Armend Baloku, do të jetë pjesë e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës, pasi ka siguruar votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Baloku vendosi që për herë të parë ta sprovojë veten në politikë në zgjedhjet e 7 qershorit, ku garoi me numrin 24 në listën e partisë së kryeministrit Albin Kurti.

Sipas rezultateve të deritanishme, ku janë numëruar mbi 97 për qind e votave totale, aktori ka arritur të grumbullojë mbi 25 mijë e 700 vota, rezultat që i siguron një ulëse në Kuvend për mandatin e tij të parë si deputet.

Rezultati i Armend Balokut me 97% të votave të numëruara (Foto: KQZ) Me këtë rezultat, Baloku bëhet një nga emrat e njohur të artit që do të përfaqësojnë qytetarët në institucionin më të lartë ligjvënës të vendit. Në fakt, pothuajse të gjithë artistët që ishin pjesë e listës së Vetëvendosjes në këto zgjedhje kanë arritur të fitojnë besimin e votuesve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Përveç Armend Balokut, mandat deputeti kanë siguruar edhe aktorja Adriana Matoshi dhe këngëtarja Edona Llalloshi, duke dëshmuar mbështetjen e konsiderueshme që figurat publike kanë marrë nga elektorati.

Edona Llalloshi siguron edhe një mandat si deputete, mbi 31 mijë vota në zgjedhjet e 7 qershorit Armend Baloku, i cili është me origjinë nga Peja, njihet gjerësisht për skeçet e tij humoristike dhe angazhimin në projekte të ndryshme artistike ndër vite. Ai është gjithashtu bashkëshorti i aktores së njohur rugovase, Vlora Nikçi.

Rreth 14 mijë vota më pak se në zgjedhjet e kaluara, megjithatë Adriana Matoshi siguron mandatin e saj të katërt si deputete Tashmë, përveç karrierës së tij në skenën artistike, Baloku do të nisë edhe një kapitull të ri në jetën publike, këtë herë si përfaqësues i qytetarëve në Kuvendin e Kosovës.

Burimi: Telegrafi