​E diela me diell në Kosovë, fermerëve u jepet një rekomandim i

0%

Kosova do të përfshihet nga mot kryesisht me diell dhe intervale me vranësira të pakta gjatë së dielës, duke krijuar kushte të favorshme si për aktivitetet në natyrë, ashtu edhe për punët në sektorin e bujqësisë. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 12 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 24 deri në 27 gradë Celsius.

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, kushtet do të jenë përgjithësisht të favorshme për zhvillimin e kulturave bujqësore dhe për kryerjen e punimeve sezonale në ara, pemishte dhe vreshta. Moti kryesisht i thatë dhe temperaturat e këndshme do të mundësojnë zhvillimin normal të bimëve.

Ndërkohë, korrja dhe shirja e grurit kanë nisur në shumicën e rajoneve të Kosovës. Kushtet e parashikuara meteorologjike, me mungesë reshjesh dhe temperatura të përshtatshme, pritet të mundësojnë zhvillimin pa pengesa të këtij procesi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Fermerëve u rekomandohet që korrjen ta organizojnë gjatë orëve kur lagështia e ajrit është më e ulët, ndërsa pas përfundimit të saj të sigurojnë tharjen dhe ruajtjen e duhur të kokrrës, me qëllim të ruajtjes së cilësisë së prodhimit dhe shmangies së humbjeve gjatë magazinimit.

Burimi: Bota Sot