Dy persona gjenden pa shenja jete në rajonin e Prizrenit

0%

Dy persona janë gjetur pa shenja jete gjatë ditës së sotme në rajonin e Prizrenit, ndërsa Policia e Kosovës ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të vdekjes së tyre.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili bëri të ditur se të dy rastet, bazuar në informacionet fillestare dhe rrethanat e evidentuara në vendin e ngjarjes, dyshohet të jenë vetëvrasje.

“Sot, më datë , në rajonin e Prizrenit janë raportuar dy raste të personave të gjetur pa shenja jete, për të cilat janë iniciuar hetime”, ka deklaruar Bytyqi për Sinjalin. Rasti i parë është raportuar rreth orës , kur Policia ka pranuar informatën se në një banesë në rrugën “Turgut Özal” në Prizren ndodhej një person pa shenja jete.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Patrulla policore dhe ekipi i Emergjencës kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës. Sipas Bytyqit, viktima është një grua rreth 54-vjeçare dhe, bazuar në rrethanat e para të evidentuara në vendin e ngjarjes, dyshohet se ka kryer vetëvrasje.

Rasti i dytë është raportuar rreth orës , pasi një zyrtar policor ka njoftuar se në një zonë pyjore në fshatin Restelicë të Dragashit është gjetur një person pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi i Emergjencës, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. “Sipas informacioneve fillestare, viktima është mashkull, rreth 68 vjeç.

Bazuar në rrethanat e para të evidentuara në vendin e ngjarjes, dyshohet se viktima ka kryer vetëvrasje. Për të dy rastet është njoftuar prokurori kompetent, me autorizimin e të cilit kanë filluar veprimet hetimore. Me urdhër të prokurorit, trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Të dy rastet janë iniciuar dhe po hetohen si ‘Hetim i vdekjes’”, ka deklaruar Bytyqi për Sinjalin. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com