E dhimbshme: Nesër i jepet lamtumira e fundit 25-vjeçarit që humbi

0%

Nesër do t’i jepet lamtumira e fundit Lirim Ruhanit, 25-vjeçarit që humbi jetën tragjikisht në Liqenin e Batllavës. Sipas njoftimit, ceremonia e varrimit do të mbahet në fshatin Prapashticë, në rrugën “Naser Hasani”, në orën . Trupi i pajetë i të riut është gjetur sot, pas dy ditësh kërkimesh intensive nga ekipet përkatëse. Ai dyshohet se ka rënë në ujë nga një mjet lundrues (anije).

“Dhimbja jonë është e madhe, por kujtimi për Lirimin do të mbetet gjithmonë i gjallë në zemrat tona”, thuhet në njoftimin e familjes. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com