Shpërndaje në: Të paktën dy persona vdiqën të mërkurën gjatë festimeve masive në Mexico City, ndërsa ekipi meksikan avancoi në 1/8 e finales të Kupës së Botës. Sipas autoriteteve lokale, një grua 19-vjeçare dhe një burrë 44-vjeçar vdiqën nga ngufatja (asfiksia). Autoritetet nuk e kanë konfirmuar ende vdekjen e një personi të tretë, të raportuar nga mediat lokale.
Meksika e mposhti Ekuadorin me rezultatin 2:0, në orët e para të së mërkurës. Kishte festime në gjithë vendin kur ndeshja përfundoi. Meksika në fazën tjetër e pret fituesin e ndeshjes Angli – RD Kongo.
