Dy persona janë arrestuar në Lipjan nën dyshimin për përfshirje në një përleshje fizike pas një mosmarrëveshjeje në trafik. Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më rreth orës , ku dy të dyshuar meshkuj nga Kosova janë rrahur mes veti pas një konflikti në komunikacion. Gjatë intervenimit policor, nga të dyshuarit janë konfiskuar një pistoletë me 3 fishekë, një çelës gomash dhe një bisht sopate.
Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Ndërsa rasti po hetohet nga organet kompetente.