Rreth orës , në Prizren është raportuar se një viktimë femër kosovare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e saj. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Po ashtu edhe në Dragash është raportuar se një viktimë mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rrethanat e dy rasteve janë duke u hetuar nga organet kompetente.
