Asfaltimi i rrugës Fushë e Pajtimit-Prevallë, për disa orë do të

0%

Qarkullimi i automjete në segmentin rrugor Brezovicë-Prevallë, saktësisht Fushë e Pajtimit – Prevallë, do të ndërpritet përkohësisht gjatë ditës së sotme, , nga ora deri në , për shkak të punimeve të asfaltimit. Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se punimet përfshijnë asfaltimin e segmentit rrugor me gjatësi prej 1,050 metrash.

“Kjo masë është e domosdoshme për të mundësuar zhvillimin e punimeve në kushte të sigurta, për mbrojtjen e pjesëmarrësve në komunikacion dhe për garantimin e cilësisë së punimeve”- thuhet në njoftim.

Ministria u ka bërë thirrje qytetarëve dhe të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të planifikojnë lëvizjet e tyre me kohë, të shfrytëzojnë rrugë alternative dhe të respektojnë sinjalizimin e përkohshëm si dhe udhëzimet e autoriteteve në terren. Njoftimin për bllokimin e kësaj rruge e ka bërë edhe Policia e Kosovës më .

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Kallxo