Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi ka reaguar lidhur me protestën e sotme të organizuar nga BDI në qytetin e Tetovë. Durmishi shkruan se Tetova tregoi pjekuri dhe nuk ra në provokime. Rexhepi: Gjykata Kushtetuese të ripërsërisë vendimin, të mbrojmë dinjitetin tetovarë “Tetovarët nuk ranë pre e provokimeve, as tentimit që dikush të shpërlahet për një problem që vetë e ka gatuar.
Ata që e shkatërruan Tetovën, e lanë në baltë dhe e sollën buzë dështimit total, sot morën përgjigjen më të qartë nga vetë tetovarët. Dështimi i protestës tregoi se Tetova nuk është vend ku dikush mund t’i lajë gjynahet e veta. Tetova është kockë e fortë që nuk kapërdihet. E drejta për protestë respektohet gjithmonë.
Por Tetova nuk pranon të përdoret për lojëra të errëta politike”, shkruan Durmishi.
