Ndërtesa Dukagjini Center në Prishtinë është ndriçuar me ngjyrat kuqe, bardhë dhe kaltër të flamurit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në shenjë nderimi për 250-vjetorin e pavarësisë. Ndriçimi simbolik u realizua në kuadër të festimeve për 4 korrikun, duke iu bashkuar aktiviteteve që shënojnë një nga përvjetorët më të rëndësishëm në historinë e SHBA-së.
Me këtë gjest simbolik, u përcoll mesazhi i miqësisë së ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe i vlerave të përbashkëta të lirisë, demokracisë dhe partneritetit strategjik. Dukagjini Center iu bashkua kështu institucioneve dhe objekteve të tjera në Kosovë që u ndriçuan me ngjyrat e flamurit amerikan për të shënuar këtë jubile historik.
