Drilon Rama fiton me nokaut ndaj çekut, vazhdon me rekordin si i

0%

Boksieri shqiptar Drilon Rama ka vazhduar me sukses rrugëtimin e tij në boksin profesionist, duke regjistruar fitoren e shtatë radhazi dhe duke ruajtur rekordin e përkryer. Rama u ndesh me boksierin çek Jan Marsalek në Porsche Arena të Stuttgartit, ku dominoi meçin që nga gongu i parë dhe nuk i la shumë hapësira kundërshtarit.

Pas një paraqitjeje bindëse, shqiptari e detyroi gjyqtarin ta ndërpriste përballjen në minutën të raundit të tretë, duke triumfuar me nokaut teknik. Me këtë fitore, Drilon Rama mbetet i pamposhtur në karrierën profesionale, me shtatë fitore në po aq duele të zhvilluara.

Triumfi ndaj Marsalekut përfaqëson një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e boksierit shqiptar, i cili po vazhdon të ngjitet drejt niveleve elitare të boksit profesionist./ Telegrafi

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi