Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Fushë Kosovës, Ylber Kelmendi, ka uruar 31-vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”. Kelmendi ka theksuar se “Bota sot”, për më shumë se tri dekada, ka qenë një dritare e rëndësishme informimi për të gjithë shqiptarët.
“Gëzuar 31-vjetorin, “Bota Sot” ‘Bota Sot’ për më shumë se tri dekada, ju keni një dritare e rëndësishme informimi për të gjithë shqiptarët. Një falënderim i veçantë shkon për mbështetjen e pakursyer që i keni dhënë gjithmonë sportit dhe sportistëve tanë. Në këtë rrugëtim, e vlerësoj kontributin e palodhshëm te gazetarit Kemajl Goca.
Me pasionin dhe përkushtimin e tij, Goca u qëndroi gjithmonë pranë sportistëve, duke dokumentuar hap pas hapi historinë tonë sportive dhe duke u bërë zëri i tyre i fuqishëm. Suksese të mëtejshme “Bota Sot” dhe festofshi edhe shumë përvjetorë të tjerë plot suksese!”, ka uruar Kelmendi.
