Dogue dhe El Ashqar dominojnë gjysmëfinalet

0%

Marvin Faly Dogue dhe Mohamed El Ashqar janë fituesit e gjysmëfinaleve të Kupës së Botës në Pentathlon Modern. Bëhet fjalë për finalet e këtij edicionit, të cilat, edhe pse nën temperatura të larta të ajrit në kryeqytetin e Hungarisë, janë duke tërhequr spektatorë dhe duke dhënë spektakël në çdo disiplinë të pentatlonit.

Në gjysmëfinalen e parë, gjermani Dogue, i cili ishte fitues në etapën e tretë të Kupës së Botës në Budapest, ishte në vendin e dytë në përfundim të garës së skermës. E më pas i treti në përfundim të notit në 100 metra stil i lirë, kurse gjithçka e përmbylli në vrapimin me lazer, teksa grumbulloi 1563 pikë. Pas tij polaku Gutkovski me 1561 pikë dhe çeku Tuma me 1560 pikë.

Në gjysmëfinalen e dytë, teksa nuk është dalluar as në skermë dhe as në kalimin me pengesa, El Ashqar e nis dominimin e tij në not 100 metra stil i lirë për të vijuar atë në vrapimin me lazer. 1559 pikë për egjiptianin, që la nga pas bjellorusin Netzerau me 1554 dhe hungarezin Zep po me 1554 pikë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

E diela do të jetë për finalet, vajzat në ora dhe djemtë në ora , për të ulur siparin e Kupës së Botës në pentathlonin modern, që është ekskluzivitet i Radio Televizionit Shqiptar.

Burimi: Bota Sot