Ka nisur në kryeqytet dita e 26-të e protestës qytetare. Qytetarët kanë nisur me marshimin drejt kryeministrisë. Por, ajo që vihet re, krahasuar me protestat e zhvilluar më parë, është pjesëmarrja më e ulët. Në pamje vihet re se numri i protestuesve është reduktuar ndjeshëm, ndërsa pritet që gjatë fundjavës të shtohet numri i tyre.
Ndërkohë organizatorët e protestës kanë bërë publike dhe listën me kërkesat drejtuar qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke nisur nga dorëheqja e këtij të fundit, krijimi i një qeverie tranzitore e te kufizimi deri në 2 vite i mandatit të kryeministrit.
