Dirk Schübel emërohet përfaqësues i ri special i BE-së për Kosovën

0%

Këshilli i Bashkimit Europian emëroi diplomatin Dirk Schübel si Përfaqësues të ri Special të BE-së (PSBE) për Kosovën. Ai do të marrë detyrën më 01.09. 2026, me mandat dyvjeçar, si zëvendësim i Aivo Orav.

Dirk Schübel është shtetas gjerman dhe diplomat i lartë europian me përvojë të gjerë në një sërë pozicionesh udhëheqëse në Shërbimin Europian për Veprim të Jashtëm (EEAS), Komisionin Evropian, si dhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë. Aktualisht, ai shërben si Shef i Divizionit për Rusinë në EEAS.

Këshilli i BE-së, përmes një njoftimi bënë të ditur se paraprakisht Schübel ka shërbyer si i Dërguar Special i BE-së për Partneritetin Lindor nga viti 2022 deri në vitin 2024.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Gjithashtu, ai ka udhëhequr delegacionin e BE-së në Bjellorusi nga viti 2019 deri në vitin 2022 dhe delegacionin e BE-së në Moldavi nga viti 2009 deri në vitin 2013, ku thuhet se ka luajtur rol kyç në avancimin e angazhimit të BE-së me fqinjësinë lindore.

“Mandati i Përfaqësuesit Special të BE-së përqendrohet në promovimin e një Kosove të qëndrueshme, demokratike dhe shumetnike, duke mbështetur perspektivën e saj europiane përmes komunikimit dhe angazhimit me publikun”, thuhet në njoftim.

Sipas Këshillit të BE-së, përgjegjësitë kryesore përfshijnë monitorimin e progresit në prioritetet politike, ekonomike dhe të sigurisë, kontributin në konsolidimin e të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe mbrojtjes së pakicave, si dhe promovimin e koordinimit të përgjithshëm politik të BE-së për të siguruar një prani të bashkërenduar.

Mandati po ashtu përfshin “ofrimin e udhëzimeve politike në nivel lokal për Misionin e Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX Kosovo) dhe mbështetjen e Dialogut Beograd–Prishtinë, me synim forcimin e stabilitetit rajonal dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore”. Diplomati gjerman vjen në Kosovë pasi pararandësi i tij, diplomati estonez Aivo Orav ka përfunduar mandatin.

Ky i fundit kishte marrë zyrtarisht detyrën si shef i zyrës së BE-së në Kosovë më . Këtë mandat paraprakisht e ka pasur Tomas Szunyog, i cili ka qenë ambasador i BE-së në Kosovë nga viti 2020.

Burimi: Kallxo