Diplomati gjerman Dirk Schübel emërohet Përfaqësues i ri Special i

0%

Këshilli i Bashkimit Evropian ka emëruar diplomatin gjerman Dirk Schübel në pozitën e Përfaqësuesit të ri Special të Bashkimit Evropian për Kosovën. Schübel do ta marrë detyrën më , me një mandat fillestar dyvjeçar. Ai do ta pasojë diplomatin estonez Aivo Orav, i cili u largua nga kjo pozitë në mars për të vazhduar angazhimin e tij diplomatik në Turqi.

Sipas njoftimit të Këshillit të BE-së, Schübel është diplomat me përvojë të gjatë në pozita të larta në Shërbimin Evropian për Veprim të Jashtëm, Komisionin Evropian dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë. Aktualisht, ai drejton Divizionin për Rusinë në EEAS. Nga viti 2022 deri në vitin 2024, Schübel ka shërbyer si i Dërguar i Posaçëm i BE-së për Partneritetin Lindor.

Më herët, ai ka qenë shef i Delegacionit të BE-së në Bjellorusi, nga viti 2019 deri më 2022, si dhe në Moldavi, nga viti 2009 deri më 2013. Mandati i tij në Kosovë do të fokusohet në mbështetjen e një vendi të qëndrueshëm, demokratik dhe shumetnik, si dhe në avancimin e perspektivës evropiane përmes bashkëpunimit me institucionet dhe komunikimit me publikun.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Schübel do të monitorojë përparimin në fushat politike, ekonomike dhe të sigurisë, ndërsa do të angazhohet edhe për forcimin e sundimit të ligjit, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të komuniteteve joshumicë.

Ai gjithashtu do të ofrojë udhëzime politike për EULEX-in dhe do të mbështesë dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me synim forcimin e stabilitetit rajonal dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë.

Burimi: sinjali.com