Rreth 70 qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi dyshohet se janë helmuar nga ushqimi. KALLXO.com , të dielën () raportoi se disa qytetarë të Prishtinës dyshohet se janë helmuar pas konsumimit të ushqimit. Për këtë, ka dalur me njoftim publik Qendra Klinike e Universitare e Kosovës-QKUK.
Sipas tyre, në Klinikën Infektive, rastet e para janë paraqitur të premten, më , kur pacientët kanë kërkuar trajtim me simptoma të tilla si ethe, temperaturë, dhimbje barku, të vjella dhe diarre. “Sipas anamnezës së marrë, simptomat janë shfaqur disa orë pas konsumimit të ushqimit”- thuhet në njoftimin e QKUK-së.
Nga 10 deri më , ndihmë mjekësore në Klinikën Infektive kanë kërkuar rreth 70 pacientë, ndërsa 22 prej tyre janë hospitalizuar për trajtim të mëtejshëm.
Sipas QKUK-së, të gjitha rastet e hospitalizuara janë raportuar në Inspektoratin Shëndetësor, në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) dhe janë evidentuar në Sistemin e Mbikëqyrjes së Sëmundjeve Ngjitëse, në përputhje me procedurat në fuqi.
QKUK njofton se pacientët e shtrirë në spital janë nën mbikëqyrje të vazhdueshme mjekësore dhe po marrin trajtimin e nevojshëm, ndërsa gjendja e tyre klinike vazhdon të kërkojë monitorim dhe trajtim të mëtejshëm. Shkaqet e dyshuara të helmimit nuk janë bërë ende të ditura.
Gjatë ditës së djeshme, në media kanë qarkulluar raportime se helmimi mund të ketë ndodhur pas konsumimit të ushqimit në lokalin “Sach Pizza”. KALLXO.com ka kontaktuar këtë biznes, nga ku kanë deklaruar se janë në dijeni për rastin, por se ende nuk ka asgjë të konfirmuar.
“Jemi në dijeni për rastin, por është duke u sqaruar dhe shqyrtuar dhe nëse ka diçka konkrete, besoj që dalim dhe tregojmë në media. Për momentin as ne nuk kemi asgjë konkrete. Rasti është duke u shqyrtuar prej të gjitha pikave”- kanë deklaruar nga stafi i “Sach Pizza” për KALLXO.com.
Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë nisur hetime pas këtyre raportimeve pë helmimine qytetarëve. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana për Kallxo.com ka bërë të ditur se pas raportimit të rastit, menjëherë janë ndërmarrë veprimet e nevojshme në koordinim me Prokurorin e Shtetit.
