Një veturë është përshirë nga flakët sot rreth orës , në rrugën “B”, në Prishtinë. Lajmin për Telegrafin e konfirmoi komandanti i batalioni të zjarrfikësave në Prishtinë, Muhamet Reqani i cili tha se ekipet e zjarrfikësve janë në vendngjarje. “Ekipet janë në vend ngjarje dhe janë duke e fikur zjarrin…”, ka thënë Reqani.
Telegrafi ka kontakuar edhe Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës dhe është në pritje të një përgjigje. Sipas kalimtarëve të rastit vetura është elektrike dhe zjarri ishte i menjëhershëm. Lajmi në plotësim…
