Deschamps kthehet në kampin e Francës

0%

Shpërndaje në: Selektori Didier Deschamps është bashkuar me Përfaqësuesen e Francës në Kupën e Botës pasi ishte kthyer përkohësisht në shtëpi pas vdekjes së nënës së tij. Lajmin e ka bërë të ditur të shtunën Federata e Futbollit e Francës. “Didier është me ne”, shkruan në njoftimin e federatës franceze. Në mungesë të Deschampsit, Francën në ndeshjen ndaj Norvegjisë e drejtoi Guy Stephan.

Franca të premten e mposhti Norvegjinë 4:1 në kuadër të xhiros së fundit të Grupit I. Franca e përfundoi fazën grupore në pozitën e parë me nëntë pikë. I fitoi të tri ndeshjet. Franca të martën e ardhshme nga ora luan me Suedinë në kuadër të fazës nokaut.

Burimi: Koha