Kroacia mposht Ganën

0%

Kroacia ka siguruar kualifikimin në fazën eliminatore të Kupës së Botës, pasi mposhti Ganën me rezultat 2-1 në ndeshjen e fundit të Grupit L, duke e mbyllur grupin në vendin e dytë. Kroatët ishin më kërkues që nga fillimi dhe rrezikuan në minutën e 17-të, kur Nikola Vlašić goditi shtyllën.

Epërsia erdhi në minutën e 31-të, kur Petar Sucic realizoi një supergol me një goditje të fuqishme nga distanca, duke mposhtur portierin Benjamin Asare për rezultatin 1-0. Gana reagoi në pjesën e dytë dhe arriti të barazojë në minutën e 73-të. Pas një goditjeje dënimi të ekzekutuar nga Ernest Nuamah, Derrick Luckassen dërgoi topin në rrjetë.

Goli fillimisht u verifikua nga VAR-i për një pozicion jashtë loje, por më pas u konfirmua dhe rezultati u barazua në 1-1. Megjithatë, festa e Ganës zgjati vetëm dhjetë minuta. Në minutën e 83-të, Luka Modrić ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje nga këndi, ndërsa Nikola Vlašić u shkëput nga mbrojtja dhe me kokë realizoi golin e fitores.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Topi u përplas fillimisht në shtyllë, përpara se të përfundonte në rrjetë për rezultatin 2-1. Deri në fund nuk pati ndryshim rezultati, ndërsa Kroacia administroi epërsinë dhe siguroi tri pikë të arta. Me këtë fitore, Kroacia e mbyll fazën e grupeve në vendin e dytë me 6 pikë dhe avancon në fazën e 1/16 së finales, ndërsa Gana vazhj=don si e treta. Standings provided by Sofascore

Burimi: Telegrafi