Dervish Berisha: ’Bota sot’ ishte dhe mbetet drita e ngjarjeve vendore dhe botërore! Kemajl Goca nuk i harron emrat e mëdhenj

0%

Legjenda e hendbollit tw Kosovws, Dervish Berisha, ka uruar 31-vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”, duke vlerësuar rolin e saj të rëndësishëm në informimin e opinionit publik dhe promovimin e sportit. “’Bota sot’ ishte dhe mbetet drita e ngjarjeve vendore dhe botërore, sidomos në sport.

Dikur hendbolli kishte shumë pak hapësirë në media, por me daljen në skenë të gazetës ‘Bota sot’, me kryeredaktorët dhe të gjithë stafin e saj, sporti ynë fitoi një mbështetje të madhe. Jemi me fat që kjo është një gazetë kombëtare.

Për hendbollin dhe sportin në përgjithësi, gazetari Kemajl Goca bëri ndryshimin, nuk i harron emrat e mëdhenj, duke na bërë të gjithë sportistëve të ndihemi të vlerësuar dhe të respektuar. Për këtë i jemi shumë mirënjohës. Urime të gjithëve! Ju dëshiroj shumë suksese, vazhdimësi në traditën tuaj dhe informim korrekt në çdo fushë. Urime!”, ka uruar Berisha.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot