Marjana Koçeku, e cila është larguar nga Partia Socialiste, ka takuar eurodeputeten franceze dhe aktivisten për mbrojtjen e mjedisit dhe çështjeve sociale, Emma Fourreau, e cila ka mbërritur në Tiranë për të mbështetur protestën. Koçeku tha se gjatë takimit kanë diskutuar për çështjet mjedisore dhe rëndësinë e angazhimit qytetar e politik në mbrojtje të natyrës.
Ajo theksoi se mbrojtja e natyrës nuk duhet të shihet si pengesë për zhvillimin, por si një tregues i përgjegjësisë së institucioneve ndaj qytetarëve dhe standardeve europiane. REAGIMI Me eurodeputeten franceze dhe aktivisten për mbrojtjen e mjedisit dhe çështjeve sociale, Emma Fourreau, e cila erdhi në Tiranë për me e mbështetë protestën.
Folëm për çështjen e mjedisit dhe për randësinë e angazhimit qytetar dhe politik në mbrojtje të natyrës. Mjedisi nuk njeh parti. Natyra nuk negocion me vendime të gabueme. Ajo ose mbrohet ose humbet. Mbrojtja e natyrës nuk asht pengesë për zhvillimin. Asht prova ma e madhe e përgjegjësisë së nji shteti ndaj qytetarëve të vet dhe ndaj Europës që synon me iu bashku politikisht.
