Të shtëna me armë në Pejë, i dyshuari në arrati pasi dyshohet se

0%

Një person dyshohet se ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Pejë, ndërsa i dyshuari për këtë rast ndodhet në arrati. Sipas informacioneve të para, pas incidentit në rrugën “Mbreti Pirro”, personi i dyshuar dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se policia është njoftuar rreth orës për një plagosje të dyshuar në qytetin e Pejës. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe për lokalizimin e personit të dyshuar. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com