Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave njofton opinionin se në përputhje me udhëzimet e Qeverisë, si dhe me kërkesat e shfrytëzuesve të pyjeve – NP „Pyjet Nacionale“ dhe Parqeve Nacionale që menaxhojnë zonat e mbrojtura, ka dhënë pëlqim për vendosjen e ndalimit të plotë të lëvizjes në pyje dhe në tokat pyjore.
Nga Ministria thonë se “pëlqimi është dhënë në përputhje me nenin 57, paragrafi 3 të Ligjit për Pyjet, për shkak të rrezikut të shtuar dhe me qëllim të parandalimit të zjarreve pyjore në hapësirë të hapur”. “Ndalimi i plotë i lëvizjes në pyje do të hyjë në fuqi më dhe do të zgjasë deri më .
Lëvizja në pyje do të lejohet vetëm me leje me shkrim të lëshuar nga njësitë rajonale të NP „Pyjet Nacionale“ dhe nga Parqet Nacionale, përkatësisht për zonat që ato administrojnë”.
“Për mosrespektimin e këtij ndalimi të plotë të lëvizjes në pyje dhe në tokat pyjore, personave fizikë që do të konstatohen duke lëvizur në pyje ose në toka pyjore, në përputhje me nenin 106 të Ligjit për Pyjet, do t’u shqiptohet gjobë në vlerë prej 1.500 deri në 2.000 euro, në kundërvlerë në denarë”, thonë nga Ministria e Bujqësisë.
