Demaj: Protestat në Shqipëri janë pasojë e pakënaqësisë së grumbulluar; raportet me Kosovën në pikën më të ulët!

0%

Protestat që kanë shpërthyer në Shqipëri kanë rikthyer në qendër të debatit publik situatën politike në vend, duke nxitur reagime edhe në Kosovë e në diasporën shqiptare.

Për shkaqet që çuan në këtë valë pakënaqësie, ndikimin që mund të kenë zhvillimet në raportet Kosovë–Shqipëri dhe pasojat e mundshme për stabilitetin politik, “Bota sot” ka zhvilluar një intervistë me analistin Vendim Demaj.

Ai shpreh kritika të forta ndaj qeverisjes në Tiranë, flet për gjendjen e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve shqiptare dhe ndan pikëpamjet e tij për mënyrën se si duhet të trajtohet situata aktuale. Intervista e plotë: “Bota sot”: Shqipëria po përballet me protesta të mëdha kundër qeverisë. Si e lexoni ju këtë zhvillim dhe çfarë mesazhi mendoni se po përcjellin qytetarët?

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Vendim Demaj: Tashmë siç shihet në rrugët dhe sheshet e Tiranës por jo vetëm sepse protestat kanë shpërthyer kudo nëpër Shqipëri, sidomos janë përqendruar në ato vende ku oligarkia po kryen investime të dyshimta të cilat nuk janë bërë transparente për publikun, por ishte tërheqja zvarrë e një banori i cili po protestonte për tokën e tij, që sensibilizoi mbarë opinionin publik dhe sot kanë mbushur rrugët.

Ishte ky rasti ose thënë ndryshe, pika e ujit që derdhi gotën, dhe me këtë shqiptarët dëshmuan se u kishte vajtur aty ku nuk mban më, pasi vazhdimësia e kësaj qeverie prej 4 mandatesh, është kthyer në një regjim autokrat që nuk i interesojnë hallet dhe problemet e popullit.

Vendim Demaj “Bota sot”: A mendoni se këto protesta janë vetëm një çështje e brendshme e Shqipërisë, apo kanë rëndësi për mbarë kombin shqiptar?

Vendim Demaj: Pavarësisht se ndjeshmëria e vëllezërve kudo ndodhen është e madhe dhe duket qartë nga reagimet e tyre me anë të protestave kudo që ata ndodhen nga Amerika, Canadaja, Britania e Madhe, Gjermania etj problemi është vetëm i brendshëm dhe duhet të zgjidhet vetëm nga shtetasit e Shqiperisë.

“Bota sot”: Sa po ndikojnë zhvillimet politike në Shqipëri në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë? Vendim Demaj: Që nga ardhja në pushtet e Partisë Socialiste (Rilindja) Shqipëria dhe Kosova kanë pas marëdhëniet më të këqija që nga krijimi i shtetit të Kosovës, sepse në Tiranë kemi një autokrat që sillet si pronari i shqiptarëve dhe duhet ai t’u diktojë sesi duhet të qeverisin edhe politikanët e Kosovës dhe normal që kjo nuk është pranuar dhe nuk duhet të pranohet nga asnjë udhëheqës i Kosovës sepse pavarësisht që ne jemi vëllezër të një gjaku, ekzistojnë në dy shtete administrative që menaxhimin çdo kush e bën sipas metodologjisë së vet ( njësoj si dy vëllezër të ndarë në shtëpitë e tyre ku çdo njëri ka modelin e tij personale të menaxhimit të familjes).

Kështu që këto protesta veçse sa e kanë agravuar edhe më shumë ndasitë tashmë disa vjeçare. “Bota sot”: Sa përgjegjësi mban, sipas jush, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, për ftohjen e raporteve me Kosovën?

Vendim Demaj: Pa asnjë mëdyshje që barra e përgjegjësisë kryesore i bie kryeministrit të Shqipërisë, sepse ka qenë ai me arrogancën e Tij dhe me mentalitetin e feudalit ka tentuar që t’u imponohet udhëheqësve të Kosovës, duke i nënvlerësuar jo vetëm në takimet e brendshme por kryesisht në takimet ndërkombëtare.

Kujtojmë këtu mënyrën e sjelljes me ish Kryeministrin Haradinaj, të cilin e dërgoi dhe në gjykatë, po ashtu sjelljen e pahijshme dhe fjalët përçmuese ndaj Kryeministrit Kurti në takime ndërkombëtare në Bruksel, pra në lidhje me këtë nivel marrëdhëniesh shtetërore mes Kosovës dhe Shqipërisë përgjegjësinë kryesore e mban udhëheqja e Tiranës dhe veçanarisht autokrati Rama.

“Bota sot”: Në Kosovë ka zëra që thonë se qytetarët duhet të solidarizohen me protestuesit në Shqipëri. Si e shihni ju këtë ide?

Vendim Demaj: Përsa i përket solidarizimit është gjëja më normale që ne të solidarizohem me njëri tjetrin, por as sesi nuk duhet të bëhemi pjesë fizike e zgjidhjes së këtij problemi, pasi siç dihet është problem politik i brendshëm dhe jo problem nacional, siç ka qenë çlirimi i Kosovës. “Bota sot”: A do të ishte e drejtë që qytetarët e Kosovës t’u bashkoheshin protestave në Shqipëri?

Vendim Demaj: Këtu kam një kujtesë të hidhur përsa i përket sensibilizimit dhe përgjigjes së kushtrimit për tu bashkuar siç jemi një Komb i vetëm, sepse kujtoj protestat e vitit 1998 – 1999 që zhvilloheshin në mbështetje të UÇK-së dhe mbrojtje të Kosovës dhe pjesëmarrja linte për të dëshiruar kur e krahason me këto pjesëmarrjet e sotshme të këtyre protestave tona politike, prandaj unë e konsideroj të pa vend dhe aspak të nevojshme përfshirjen e shtetasve të Kosovës në këto protesta, e theksoj politike të Shqipërisë.

“Bota sot”: Nëse protestat vazhdojnë dhe përshkallëzohen, çfarë pasojash mund të ketë kjo për stabilitetin politik në Shqipëri dhe për rajonin?

Vendim Demaj: Në këto 36 vite plulalizëm një gjë është për tu theksuar; sa herë që Shqipëria ka qenë përpara një të zhvillimi drejt Bashkimit Evropian, gjithmonë kanë shpërthyer situata destabilizuese jo vetëm për vendin por dhe rajonin, kështu që duke ditur këto por dhe duke njohur interesin dashakeqës të vendeve fqinje që duan ta shofin Shqipërinë gjithmonë në tranzicion, unë i ndruhem një përshkallëzimi dëmtues për vendin, sepse protesta e nisur për kushtet e rënduara në të gjithë sektorët e jetës së shqiptarëve, po shfrytëzohet edhe nga klane dashakeqëse të Shqipërisë, siç ishte heqja e flamurit të Izraelit spo thirrjet e ndonjë kalbësire xhihadiste që janë infiltruar në protestë.

“Bota sot”: Cili do të ishte mesazhi juaj për politikën në Tiranë dhe atë në Prishtinë në këtë moment? Vendim Demaj: Politika e Tiranës duhet ta shqyrtojë me seriozitet situatën dhe kërkesa legjitime të protestuesve, që do të thotë se; Kryeministri Rama duhet të dorëhiqet dhe t’i lejojë që vendi të qeveriset nga një qeveri transitore që do përgatiste vendin për zgjedhje të parakohshme duke ndryshuar sistemit e pa drejtë zgjedhor të vendosur nga pazaret e Ramës dhe Berishës në 2008, sepse ai sistem mban përjetësisht Ramën dhe Berishën në pushtet, ndërsa politikës së Prishtinës i sygjeroj që të merret me problemet dhe hallet e Kosovës sepse çdo interferim i saj në këtë situatë, veçse do e përkeqësojnë edhe më shumë.

Burimi: Bota Sot