Del Toro triumfon në Barcelonë, Vingegaard mban fanellën e verdhë në

0%

Çiklisti meksikan Isaac Del Toro fitoi etapën e dytë të ‘Tour de France’, e zhvilluar në gjatësi prej 168.5 kilometrash nga Tarragona në Barcelonë. 22-vjeçari i ekipit UAE Team Emirates XRG regjistroi fitoren e tij të parë në ‘Tour de France’ dhe të 30-ën si profesionist.

Del Toro triumfoi në ngjitjen finale të Montjuïc, duke lënë pas shokun e skuadrës dhe kapitenin Tadej Pogaçar, ndërsa ekipi i UAE Team Emirates XRG dominoi plotësisht fundin e etapës. Vendin e tretë e zuri Remco Evenepoel, ndërsa lideri i garës Jonas Vingegaard përfundoi i katërti, rezultat që i mjaftoi për të ruajtur fanellën e verdhë dhe kreun e renditjes së përgjithshme.

Pas dy etapave, Vingegaard kryeson klasifikimin e përgjithshëm me gjashtë sekonda epërsi ndaj Pogaçarit dhe 15 sekonda ndaj Evenepoelit. Ndërkohë, Filippo Ganna humbi kohë dhe doli nga lufta për kreun, siç pritej pas profilit të vështirë të etapës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Tour de France” vazhdon të hënën me etapën e tretë, 196 kilometra nga Granollers në Les Angles, një provë që do të sjellë shijen e parë të maleve të Pirenejve. Megjithatë, organizatorët po monitorojnë situatën për shkak të zjarreve përgjatë itinerarit, ndërsa vendimi përfundimtar për zhvillimin e etapës pritet të merret gjatë mbrëmjes. Dërguar Etapa e dytë 1.

Isaac Del Toro Romero (UAE Team Emirates XRG) 03h 40′ 01” – B : 10” – 2. Tadej Pogaçar (UAE Team Emirates XRG( 03h 40′ 01” -B : 6” 3. Remco Evenepoel (Red Bull – Bora – Hansgrohe( 03h 40′ 01” – B : 4′ 4. Jonas Vingegaard (Team Visma | Lease A Bike) 03h 40′ 01′ 5. Mattias Skjelmose (LIDL-TREK) + 00h 00′ 03” 6. Tobias Johannessen (Uno-X Mobility) + 00h 00′ 03” 7.

Roman Gregoire (Groupama-FDJ United) + 00h 00′ 03′ 8. Lenny Martinez (Bahrain Victorious) + 00h 00′ 03′ 9. P. Seixas (Decathlon CMA CGM Team) + 00h 00′ 03′ 10. Tom Pidcock (Pinarello-Q36.5 Pro Cycling Team) + 00h 00′ 03 Renditja e përgjithshme 1. Jonas Vingegaard (Team Visma | Lease A Bike) 04h 01′ 48” 2. Tadej Pogaçar (UAE Team Emirates XRG) + 00h 00′ 06” 3.

Remco Evenepoel (Red Bull – Bora – Hansgrohe) + 00h 00′ 15” 4. Isaac Del Toro (UAE Team Emirates XRG) + 00h 00′ 16” 5. Juan ayuso (LIDL-TREK) + 00h 00′ 19” 6. Paul Seixas (Decathlon CMA CGM Team) + 00h 00′ 42” 7. Romain GREGOIRE (Groupama-FDJ United) + 00h 00′ 44” 8. Florian Lipowitz (Red Bull – Bora – Hansgrohe) + 00h 00′ 45” 9. Lenny Martinez (Bahrain Victorious) + 00h 00′ 53” 10.

Tom Pidcock (Pinarello-Q36.5 Pro Cycling Team) + 00h 01′

Burimi: Bota Sot