“Çrregullimet e sakta” në metaforë të pranisë njerëzore

0%

Nga: Nita Qahili Shpërndaje në: Krijimtaria e Arben Shalës është ndërtuar si kundërpeshë ndaj përvojave të vështira jetësore. Përmes ngjyrës dhe energjisë vizuale, ai synon të transformojë periudhat e çuditshme e të pashpjegueshme në hapësira optimizmi, vitaliteti dhe shprese. Në këtë proces, ngjyra e tejkalon funksionin estetik dhe shndërrohet në një metaforë të pranisë njerëzore.

Në këtë cikël veprash, çdo ngjyrë mund të kuptohet si bartëse e një identiteti njerëzor Gjatë periudhës së tij të krijimtarisë, Arben Shala, është angazhuar në forma të ndryshme të shprehjes artistike, duke përfshirë pikturën, ilustrimin, skenografinë e filmave, si dhe realizimin e skenografive për emisione televizive, të cilat përbëjnë një pjesë të rëndësishme të zhvillimit të tij profesional.

Piktura e Arben Shalës karakterizohet nga një energji e fuqishme e marrëdhënies në mes të ngjyrave, ku tonet e zjarrta dhe format abstrakte zënë vendin kryesor në kompozicionin e tij. E figura, natyra dhe ndikime të tjera shpesh ndodhin në mënyrë intuitive dhe të pavetëdijshme.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në krijimtarinë e tij, figura shpesh humbet rëndësinë përballë hapësirave të mëdha të pikturës dhe proceseve intuitive që krijojnë forma të papritura. Për Shalën, piktura është një fushë loje ku ngjyra, ritmi dhe lëvizja e brushës bashkëveprojnë lirshëm, shpesh përtej kontrollit të vetëdijes. Burimi i kësaj ndjeshmërie artistike lidhet ngushtë me përvojat e tij të hershme.

I rritur në “Bregun e Diellit” në Prishtinë, në një kohë kur periferia ruante ende natyrën dhe fushat e gjelbra e rrethonin ndërtesën e lagjes së tij, Shala kujton një fëmijëri të mbushur me gjelbërim, lojëra, fshehtësi dhe aventura të vogla që lanë gjurmë të qëndrueshme në imagjinatën e tij.

Këto kujtime nuk shfaqen drejtpërdrejt në pikturat e tij, por përbëjnë një shtresë të rëndësishme emocionale që ushqen procesin krijues. Në këto raste, ngjyra për të është forma më e mirë dhe më e drejtpërdrejtë për të trajtuar këto çështje.

Këtë e shohim edhe te Chevreul (1855), i cili argumenton se ngjyra nuk është një cilësi e pandryshueshme e objekteve, por një fenomen perceptiv që formohet në ndërveprimin mes dritës, mjedisit përreth dhe syrit të njeriut. Në studimet e tij mbi kontrastin simultan, Chevreul vëren se ndryshimi nuk ndodh te vetë ngjyra, por te mënyra se si ajo perceptohet nga shikuesi.

Kështu, ngjyra ekziston si përvojë dhe jo si fakt absolut, duke ndryshuar vazhdimisht sipas kushteve vizuale dhe marrëdhënieve që krijon me elementet e tjera të kompozicionit.

Ai nuk interpreton apo trajton çështje specifike politike apo ekonomike; qëndrimet e tij lidhen më shumë me zhvillimin personal dhe ndikimin e drejtpërdrejtë të përvojave në krijimtarinë artistike Një rol të veçantë në formimin e tij ka luajtur kultura e viteve ’90.

Muzika rock’n’roll dhe hip-hop, të cilat ai i përjetoi në një kohë me më pak mundësi, por me më shumë përqendrim ndaj detajit, kanë ndikuar në mënyrën se si e percepton ritmin, strukturën dhe intensitetin. Ai kujton një periudhë kur një album dëgjohej për javë të tëra dhe çdo element i tij eksplorohej me vëmendje.

Kjo marrëdhënie e ngadaltë dhe e thellë me përvojën vazhdon të reflektohet edhe në praktikën e tij artistike. Me kalimin e viteve, interesat dhe hulumtimet e tij janë zgjeruar, por përpjekja për të ruajtur sinqeritetin mbetet thelbësore në punën e tij. Ai i njeh dhe i respekton rregullat e traditës artistike, por nuk ndien detyrimin t’i ndjekë ato në mënyrë rigoroze.

Përkundrazi, ato shërbejnë si pika referimi në një proces që mbetet i hapur ndaj eksperimentimit në formë dhe madhësi. Ndikimet artistike të Arben Shalës janë të shumta dhe të larmishme. Ai gjen afërsi me fuqinë e ngjyrës te Vincent van Goghu, me ndërtimin kompozicional të Caravaggio dhe Rembrandt, si dhe me qasjen bashkëkohore të Gerhard Richterit.

Megjithatë, këto referenca nuk paraqiten si citime të drejtpërdrejta, por si elemente që përthithen dhe transformohen në një gjuhë personale vizuale. Edhe Shtojca për Kulturë 9 muaj më parë Një shfaqje mbi dhunën seksuale gjatë luftës dhe pasojat e saj Në veprat e tij, të realizuara në mediume të ndryshme, vërehet një qasje që i ofron shikuesit interpretime të ndryshme.

Ajo që e bën të veçantë është se detajet nuk janë gjithmonë thelbësore; mbizotërojnë emocionet, të cilat shpesh e zhvendosin vëmendjen nga leximi i drejtpërdrejtë i imazhit. Në veprat e tij, kuptimi shpesh lind nga bashkëveprimi në mes të kontrollit dhe paparashikueshmërisë. Realitetet komplekse rrallë përshtaten në rrëfime të thjeshta.

Shala nuk interpreton apo trajton çështje specifike politike apo ekonomike; qëndrimet e tij lidhen më shumë me zhvillimin personal dhe ndikimin e drejtpërdrejtë të përvojave në krijimtarinë artistike.

Puna e tij shpesh hulumton të kaluarën, ndonjëherë pjesët më të errëta të saj, apo lojën e fëmijërisë në fushat e gjelbra që dikur ishin lehtësisht të qasshme për qytetarët, pa ofruar përfundime të thjeshta morale.

Duke e kaluar një pjesë të madhe të fëmijërisë së tij në një mjedis të gjelbër dhe të lidhur ngushtë me natyrën, Shala ka ndërtuar një raport të veçantë me peizazhin dhe fenomenet natyrore, të cilat vazhdojnë të jenë burim i rëndësishëm frymëzimi në krijimtarinë e tij.

Kjo lidhje reflektohet në mënyrën se si ai e kupton dhe e ndërton pikturën, jo si një paraqitje të drejtpërdrejtë të natyrës, por si një përkthim të energjisë dhe lëvizjes së saj në gjuhën e ngjyrës. Për artistin, lëvizja e detit, valëzimi i gjetheve, çelja e luleve apo dinamika e gjallesave që banojnë në këto hapësira përfaqësojnë shfaqje të vazhdueshme të ritmit dhe transformimit.

Edhe Shtojca për Kulturë 14 o. më parë Islamizimi në Ballkan midis detyrimit, shpërblimit e vullnetit Krijimtaria e Shalës është ndërtuar si kundërpeshë ndaj përvojave të vështira jetësore. Përmes ngjyrës dhe energjisë vizuale, ai synon të transformojë periudhat e çuditshme e të pashpjegueshme në hapësira optimizmi, vitaliteti dhe shprese.

Në këtë proces, ngjyra e tejkalon funksionin estetik dhe shndërrohet në një metaforë të pranisë njerëzore. Në këtë cikël veprash, çdo ngjyrë mund të kuptohet si bartëse e një identiteti njerëzor. Këto identitete që jetojnë në bashkësi ndërthuren, përplasen dhe shkrihen me njëra-tjetrën deri në pikën kur forma fillestare humbet qartësinë e saj.

Edhe pse në imagjinatën e Shalës mund të ekzistojë apo reflektojë praninë e një figure ose portreti të caktuar, në perceptimin e shikuesit kjo figurë shpesh tretet brenda dinamikës së marrëdhënieve të ngjyrave dhe që gradualisht shpërbëhen nën intensitetin dhe lëvizjen e brushës. Figura njerëzore shërben si pikënisje, por jo si destinacion përfundimtar i kompozicionit.

Kështu, ngjyra nuk përdoret më për të përshkruar trupin apo fytyrën, por bëhet bartëse e emocionit dhe energjisë. Identiteti individual zbehet dhe zhduket në një fushë të gjallë të ngjyrave, ku kufijtë ndërmjet njeriut dhe ngjyrës bëhen të paqartë dhe kështu ndodh zhvendosja figurative drejt abstraksionit.

Sipas Charles Hayter (1826), ngjyra nuk mund të kuptohet si një element i izoluar, por vetëm në marrëdhënie me ngjyrat që e rrethojnë. Efekti i saj vizual varet nga konteksti i toneve dhe nga kontrastet që krijohen brenda kompozicionit, duke e bërë ngjyrën pjesë të një sistemi relacional ku kuptimi lind nga ndërveprimi.

Në këtë kuptim, ngjyra nuk është cilësi e vetme, por rezultat i marrëdhënieve që ndërtohen mes elementeve vizuale. E pikërisht në punimet e Shalës, duke mos pasur një histori apo rrëfim të përcaktuar, ato shmangin sentimentalizmin e drejtpërdrejtë dhe mbështeten në fuqinë evokuese të ngjyrës.

Ato zgjojnë kujtime, emocione dhe asociacione personale, duke dëshmuar se ndikimi artistik nuk varet gjithmonë nga figura apo narrativa, por mund të ndërtohet edhe përmes vetë gjuhës së ngjyrës. Në kombinimin e ngjyrave gjejmë një vazhdimësi që shfaqet si virtyt i brendshëm i kompozicionit.

Përballemi edhe me raste kur kureshtja e bën atë vazhdimësi edhe më të fuqishme, pasi hap rrugë që nuk janë parë më herët. Ngjyrat nuk qëndrojnë të ndara; ato përplasen, mbivendosen dhe transformohen. Çdo ngjyrë është pjesë e një sistemi më të madh; asnjëra nuk ekziston e izoluar.

Shumë nga veprat e tij krijojnë kontrast në mes të zonave me ngjyra të pastra e të forta dhe zonave ku ngjyrat janë të përziera ose të gërryera. Këtu e shohim qartë bukurinë që shpesh lind në kufirin mes rendit dhe kaosit.

Njësoj si Gerhard Richter (Storr, Richter, 2002), i cili ishte i interesuar për faktin se një ngjyrë nuk ekziston kurrë vetëm, por ndryshon sipas ngjyrave që e rrethojnë, edhe te veprat e Shalës hasim një qasje të ngjashme: nuk kemi ngjyra absolute, por marrëdhënie ndërmjet tyre.

Të gjitha këto elemente të artit nuk paraqiten në mënyrë figurative në veprat e tij, por manifestohen përmes strukturave të ngjyrave, marrëdhënieve të tyre në hapësirën e pëlhurës. Në këtë aspekt, krijimtaria e Shalës lidhet me idenë se ngjyra nuk është vetëm një element përshkrues, por edhe një mjet për të shprehur lëvizjen dhe energjinë.

Çdo ndërveprim mes ngjyrave krijon ritme vizuale që evokojnë proceset e pandërprera të natyrës. Kështu, pikturat e tij nuk paraqesin domosdoshmërisht detin, gjethet apo lulet si objekte të identifikueshme, por përçojnë ndjesinë e lëvizjes dhe vitalitetit që ato mbartin.

Përmes kësaj qasjeje, natyra shndërrohet nga subjekt i vëzhguar në një përvojë të përjetuar, e cila materializohet në sipërfaqen e pikturës përmes ritmit, ngjyrës dhe energjisë vizuale.

Burimi: Koha