Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës, të cilat hyjnë në fuqi nga ora e ditës së sotme. Sipas vendimit të ri, çmimi maksimal i lejuar për një litër naftë është 1.49 euro .
Ndërkohë, çmimi maksimal për benzinën është përcaktuar në 1.38 euro për litër , ndërsa për gazin në 0.61 euro për litër . Këto çmime do të vlejnë deri në vendimin e radhës nga MINT për përcaktimin e çmimeve maksimale të lejuara të derivateve. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
