Cherki shpërthen ndaj gjyqtarit pas ndeshjes Francë – Paraguai: Nuk e

0%

Kontestimet për gjykimin e ndeshjes mes Francës dhe Paraguajit në fazën e 1/8 së finales së Kupës së Botës 2026 nuk kanë të ndalur. Mesfushori francez Rayan Cherki kritikoi ashpër arbitrin uzbek Ilgiz Tantashev pas fitores minimale 1-0 të “Les Bleus”, duke shprehur habinë për mënyrën se si u drejtua takimi.

Sipas Cherkit, lojtarët e Paraguajit përdorën një lojë tepër fizike, me ndërhyrje të ashpra dhe shpesh të rrezikshme, por nuk u ndëshkuan asnjëherë me karton të verdhë. Ndërkohë, Franca përfundoi ndeshjen me tre kartonë të verdhë. “Ne e dinim se do të ishte një ndeshje shumë e luftuar, por për ne kishte shumë rëndësi ta fitonim një sfidë të tillë në Kupën e Botës”.

“Donim t’u tregonim të gjithëve se kombëtarja e Francës jo vetëm që di të luajë futboll të bukur, por di edhe të luftojë”, deklaroi Cherki për beIN Sports . Në fund, ai nuk e fshehu ironinë ndaj arbitrimit: “Nuk e dija se mund të bëje 30 ndërhyrje pa marrë karton”. Në statistika, Paraguaji regjistroi 12 faulle.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Deklarata e yllit francez pasqyron pakënaqësinë e madhe në kampin Francës, ku shumë lojtarë mbetën të zhgënjyer nga gjyqtari gjatë kësaj përballjeje.

Burimi: Telegrafi