Cate Blanchett u shfaq në publik me djalin e saj Ignatius pas më

0%

Aktorja e njohur australiane, Cate Blanchett, është shfaqur në publik së bashku me djalin e saj 18-vjeçar, Ignatius Upton, gjatë sfilatës së Giorgio Armani Prive në kuadër të Javës së Modës së Lartë në Paris. Dalja e tyre tërhoqi vëmendjen pasi Ignatius shfaqet shumë rrallë në publik.

Nënë e bir nuk ishin parë së bashku në një event publik prej vitit 2018, kur morën pjesë në “Green Carpet Fashion Awards Italia”. Cate me djalin Ignatius është djali më i vogël i Cate Blanchett dhe bashkëshortit të saj, skenaristit dhe regjisorit, Andrew Upton. Çifti ka edhe dy djem të tjerë, Dashiel dhe Roman si dhe vajzën e adoptuar Edith.

Blanchett ka treguar më herët edhe historinë interesante pas emrit të djalit të saj, duke zbuluar se emrin “Ignatius” e kishte gjetur rastësisht në një libër për fëmijë gjatë shtatzënisë dhe e kishte ndjerë si zgjedhjen e duhur.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në sfilatën e Giorgio Armani Prive morën pjesë edhe figura të tjera të njohura të modës dhe kinemasë, ndërsa koleksioni i ri u prezantua si një kombinim i elegancës, finesës dhe detajeve të sofistikuara.

Burimi: Telegrafi