Macron: Do të vazhdojnë bisedimet për paqe mes SHBA-së dhe Iranit

0%

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, deklaroi se bisedimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit do të vazhdojnë gjatë periudhës 60-ditore të parashikuar për arritjen e një marrëveshjeje të përhershme paqeje. Më herët, presidenti amerikan, Donald Trump kishte deklaruar se armëpushimi mes SHBA-së dhe Iranit ishte “përfunduar”, shkruan skynews.

Armëpushimi ishte arritur pasi të dyja palët kishin rënë dakord për një memorandum mirëkuptimi, i cili parashihte një periudhë 60-ditore negociatash me synim arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare dhe afatgjatë për paqe. Duke folur në samitin e NATO-s në Ankara, Macron tha se takimet mes përfaqësuesve amerikanë dhe iranianë do të vazhdojnë gjatë kësaj periudhe negociuese.

Sipas tij, sulmet hakmarrëse të Iranit ndaj bazave amerikane në rajonin e Gjirit kishin shkelur marrëveshjen e përkohshme të paqes. Memorandumi ishte nënshkruar në mënyrë digjitale nga presidenti amerikan dhe presidenti iranian, Masoud Pezeshkian më 17 qershor.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kjo do të thotë se nga periudha 60-ditore e parashikuar për negociata kanë mbetur edhe 39 ditë për përpjekje të mëtejshme diplomatike.

Burimi: Telegrafi