Shpërndaje në: Carlos Queiroz ka dhënë dorëheqje nga posti i përzgjedhësit të Ganës pas eliminimit nga Kupa e Botës. Gana u eliminua nga Kolumbia duke u mposhtur me rezultat 1:0 në 1/16 e finales të Kupës së Botës.
“Nuk mund të pretendojmë kënaqësi të plotë sportive, por me krenari mund të themi se nderuam Ganën dhe ia rikthyem respektin dhe besueshmërinë në skenën më të madhe të futbollit”, ka shkruar Queiroz në Instagram. Portugezi 73-vjeçar mori drejtimin e Ganës në prill.
Burimi:
Koha
