Burri therë me thikë gruan e tij në Durrës, rasti po hetohet

0%

Një 32-vjeçare mori lëndimet trupore pasi therë me thikë në orët e para të mëngjesit. Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 16/1 të Durrësit, pas një konflikti të dyshuar në banesë. Sipas informacionit paraprak të Policisë, dyshohet se autori është bashkëshorti i saj, shtetasi Xh.K, 40 vjeç, i cili, pas konfliktit për motive të dobëta, e ka goditur me mjet prerës.

E lënduara është transportuar menjëherë në spital, ku po merr ndihmë mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë shpallur në kërkim 40-vjeçarin dhe po kryejnë kontrolle intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje. /Tch

Burimi: Telegrafi