Burim Zymeri përfaqëson Kosovën në evropianin U18

0%

Gjyqtari ndërkombëtar nga Kosova, Burim Zymeri, po ndan drejtësinë në ndeshjet e Kampionatit Evropian CEV U18, i cili po zhvillohet në Shiauliai të Lituanisë dhe Riga të Letonisë.

“Përzgjedhja e Zymerit në mesin e vetëm tetë gjyqtarëve të caktuar për këtë kampionat paraqet një tjetër dëshmi të besimit që Konfederata Evropiane e Volejbollit (CEV) vazhdon t’u japë zyrtarëve të volejbollit nga Kosova.

Gjatë ditëve të para të kampionatit, Burim Zymeri ka drejtuar ndeshje të rëndësishme të fazës së grupeve, duke marrë vlerësime të larta nga Komisioni i Arbitrimit i CEV-it për profesionalizmin, saktësinë në vendimmarrje dhe performancën e tij.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Angazhimi në një nga garat më prestigjioze të kategorive të reja në Evropë përbën një tjetër arritje të rëndësishme për gjyqtarinë kosovare dhe konfirmon nivelin e lartë të përgatitjes së arbitrave të Federatës së Volejbollit të Kosovës në skenën ndërkombëtare.

Federata e Volejbollit e Kosovës i shpreh urimet më të sinqerta Burim Zymerit për paraqitjet e deritanishme dhe i dëshiron suksese të mëtejshme në Kampionatin Evropian CEV U18, duke besuar se ai do të vazhdojë ta përfaqësojë me dinjitet Kosovën dhe volejbollin tonë në arenën ndërkombëtare”, ka njoftuar FVK.

Burimi: Bota Sot