​’Bota u bë më e ndritshme’: Urimi i Capital T për Adrolën që thotë gjithçka

0%

Prej kohësh, një nga thashethemet më të përfolura në showbiz-in tonë ka qenë romanca mes reperit Capital T dhe modeles së njohur Adrola Dushi.

Për vite me radhë, dyshja ka zgjedhur ta shijojë lidhjen e tyre larg syrit të publikut, duke preferuar një heshtje totale pavarësisht kapjeve të herëpashershme nga paparacët apo detajeve që i lidhnin të dy në të njëjtat vende. ​Por, duket se epoka e fshehtësisë ka marrë fund një herë e mirë.

Tashmë u bë një kohë që çifti nuk e ka problem të shfaqet bashkë, dhe ditëlindja e Adrolës ishte rasti perfekt për të vulosur gjithçka hapur dhe me një gjest mjaft romantik.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Reperi ka bërë një postim të përbashkët me modelen në llogarinë e tij në Instagram, ku ata shfaqen të afërt dhe të dashuruar nën shoqërinë e njëri-tjetrit. ​Fjalët që ai zgjodhi për të uruar gjysmën e tij janë ato që vërtet çdo vajzë do i donte. “Bota u bë pak më e ndritshme ditën kur ti erdhe. Gëzuar ditëlindjen për ty,” ka shkruar Capital T, duke e shoqëruar dedikimin me një zemër.

Epo, ne nuk mund të jemi më të lumtur për ta.

Burimi: Bota Sot