Bota arabe në zi, ndërron jetë ish-emiri i Katarit

0%

Ish-sundimtari i Katarit, Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani, ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare. Amiri Diwan, zyra zyrtare administrative e Katarit, njoftoi vdekjen e tij duke shkruar në një deklaratë: “Me zemrat plot besim në caktimin dhe fatin e Zotit, Amiri Diwan vajton ndarjen nga jeta të udhëheqësit të madh të kombit”.

“Zoti e mëshiroftë, Lartësinë e Tij, Atin Emirin, Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani, i cili ndërroi jetë këtë mëngjes”, shtoi ajo. Sheiku Hamad është babai i sundimtarit aktual të Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani, dhe ishte emir nga viti 1995 deri në vitin 2013.

Ai ishte i njohur për ndihmën që dha në sjelljen e ndryshimeve të mëdha ekonomike, sociale dhe kulturore në Katar gjatë mbretërimit të tij dhe për vendosjen e kombit si një lojtar global në diplomaci dhe investime. I lindur në vitin 1952 në Doha, Sheikh Hamad vazhdoi studimet në Kolegjin Mbretëror Ushtarak të Mbretërisë së Bashkuar, Sandhurst.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Më vonë ai u bashkua me Forcat e Armatosura të Katarit përpara se të bëhej ministër i mbrojtjes. Ai u emërua trashëgimtar i fronit në fund të viteve 1970.

Burimi: Telegrafi