Biblioteka Kombëtare u ndriçua me ngjyrat e flamurit të SHBA-së

0%

Shpërndaje në: Me rastin e festimeve të 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” u ndriçua më 4 korrik me ngjyrat e kuqe, bardhë e kaltër të flamurit amerikan.

Ambasada e SHBA-së në Kosovë e cilësoi këtë si një simbol të bukur të miqësisë së qëndrueshme mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe të përkushtimit të përbashkët ndaj lirisë dhe demokracisë.

Ndriçimi i kupolave ikonike të Bibliotekës Kombëtare ishte pjesë e aktiviteteve për shënimin e 250-vjetorit të pavarësisë amerikane, duke theksuar edhe një herë lidhjet e forta ndërmjet dy vendeve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha