Besa nga Kavaja ka zyrtarizuar afrimin më të ri në radhët e saj. Klubi ka njoftuar zyrtarisht nënshkrimin me anësorin e djathtë, Leart Zekolli. Lojtari bashkohet me skuadrën verdhezi për të nisur një aventurë të re në futbollin shqiptar, ku më parë ka luajtur dhe për Partizanin.
Zekolli vjen pas një përvoje me Prishtinën e Re në Superligën e Kosovës, ku zhvilloi 16 takime dhe dhuroi 1 asist. Klubi shpreh besimin se talenti i tij do të jetë një vlerë e shtuar për ekipin në sezonin e ardhshëm, i cili po përgatitet me synime të qarta, ngjitjen në Abissnet Superiore.
