Beqiri nga Vllaznia te Llapi

0%

KF Llapi ka arritur marrëveshjen me qendërsulmuesin Enes Beqiri. “21-vjeçari ka nënshkruar kontratë me klubin tonë deri në verën e vitit 2029, duke iu bashkuar projektit të bardhekaltërve për sezonet në vazhdim.

Beqiri vjen në Podujevë nga Vllaznia e Pozheranit, pas një sezoni mbresëlënës, ku në 29 paraqitje zyrtare realizoi 16 gola dhe kontribuoi me 10 asistime, duke u shndërruar në një nga futbollistët më të spikatur të kampionatit.

Me potencialin e madh që posedon, Enesi konsiderohet një investim i rëndësishëm për të ardhmen e klubit dhe pritet të jetë një vlerë e shtuar në repartin ofensiv të skuadrës për tri vitet e ardhshme.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

KF Llapi falenderon menaxherin e futbollistit Beqiri, Alban Rexhepi, ish-futbollist i klubit tonë, bashkëpunimi profesional i të cilit mundësoi finalizimin me sukses të këtij transferimi” , ka njoftuar Llapi.

Burimi: Bota Sot