Bellingham tregon anën njerëzore: Ndaloi për gazetarin me aftësi të

0%

Jude Bellingham vazhdon të jetë një nga protagonistët kryesorë të Anglisë në Kupën e Botës 2026, por këtë herë mesfushori i Real Madridit ka marrë vëmendje edhe për një gjest jashtë fushës.

Bellingham luajti një rol vendimtar në kualifikimin e Anglisë në çerekfinale, pas fitores dramatike 3-2 ndaj Meksikës, duke shënuar dy gola në pjesën e parë dhe duke ndihmuar “Tre Luanët” të triumfonin në stadiumin Azteca. Megjithatë, pas përfundimit të ndeshjes, ai fitoi duartrokitje edhe për sjelljen e tij në zonën mix , ku ndodhi një moment që u vlerësua shumë në rrjetet sociale.

Një gazetar me aftësi të kufizuara po përpiqej me shumë mund të merrte deklarata nga futbollistët e Anglisë, por disa lojtarë kaluan pa u ndalur. Në atë moment, ishte pikërisht Bellingham ai që iu afrua për t’i dhënë kohën dhe respektin e merituar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Jude Bellingham stopped to speak with a disabled reporter and did so in Spanish so the reporter could understand ❤️ pic.twitter.com/t41oG8ci5m — FearBuck (@FearedBuck) July 7, 2026 Ylli anglez madje iu përgjigj pyetjeve të gazetarit në spanjisht, duke treguar klas, edukatë dhe përulësi të madhe për t’i dhuruar atij një moment të veçantë.

Me paraqitjet e tij në këtë Botëror, Bellingham është shndërruar në një nga liderët e Anglisë. Mesfushori 23-vjeçar tashmë ka shënuar katër gola në Kupën e Botës 2026 dhe po udhëheq skuadrën e Thomas Tuchel drejt objektivit të madh për trofeun.

Burimi: Telegrafi