Belgjika luan ndaj Senegalit, në ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/16-ve në Botëror. “Djajtë” e nisën dobët Kupën e Botës, por treguan stabilitet në ndeshjen e fundit në grup. Përballë është Senegali, kombëtare që ka rezultuar kockë e fortë për shumë kundërshtarë. E mbushur me yje, përfaqësuesja belge vjen si favorite në këtë takim dhe synon kualifikimin më tej.
Pak minuta para fillimit, janë zbuluar formacionet zyrtare të dy kombëtareve.
Burimi:
Bota Sot
