“Banda e Ramës, Ulsit dhe Ballës më rrëmbeu dje djalin”/ Protestuesi

0%

Një prej pjesëmarrësve në protestën e zhvilluar në Tiranë ka ngritur akuza të forta ndaj drejtuesve të qeverisë dhe ka kërkuar arrestimin e truprojës së ministrit Ulsi Manja, duke iu referuar ngjarjeve të ndodhura gjatë protestës së një dite më parë.

Në fjalën e tij, protestuesi tha se mbërriti me vonesë në tubim pasi ishte angazhuar me çështjen e djalit të tij, për të cilin pretendoi se u arrestua në mënyrë të padrejtë.

“Ju kërkoj falje që erdha pak me vonesë, por isha me arsye, sepse një bandë, me në krye Ulsi Manjën, e nxitur nga Taulant Balla dhe kreu i bandës Edi Rama, ma grabiti djalin, i cili po pinte kafe në një lokal,” u shpreh ai. Protestuesi pretendoi se gjatë ngjarjeve të së enjtes janë shkelur procedurat ligjore dhe akuzoi policinë se nuk ka ndërhyrë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Dje u shkel ligji me grabitjen e çunave tanë. Policia bënte sehir,” deklaroi ai. Në vijim, ai kërkoi arrestimin e truprojës së ministrit të Drejtësisë, për të cilin pretendon se është përfshirë në incident. “Të arrestohet bodyguardi i Ulsi Manjës, Saimir Koka. Ju erdhi fundi,” tha protestuesi.

Burimi: Bota Sot