Babai i revoltuar: Po hakmerren tek vajza ime 12 vjeçare e sëmurë! Ma

0%

Një protestues denoncoi nga protesta se të bijën 12-vjeçare ia kishin nxjerrë nga spitali në shenjë hakmarrjeje se kushërinjtë e saj kishin dalë në revoltën kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Në fjalën e tij, ai theksoi se kryeministri u hakmor ndaj një fëmije të vogël, ndërsa shtoi se ajo po rrezikon jetën dhe se ka 37 ditë që lëngon në shtrat.

“Arsyeja kryesore kanë qenë disa kushërinj që kanë marrë pjesë në protestë. Vajza ime është nxjerrë në 12 të natës. Kam njoftuar policinë. Kam kërkuar ndihmë për të shoqëruar vajzën me ambulancë. Më thoshin merre në gjendje të fikëti, dhe çoje ku të duash. I drejtohem kryeministrit me urdhrin që dha. U hakmor me një fëmijë 12 vjeçe.

Fëmija ime rrezikon jetë, ka 37 ditë që lëngon në shtrat.”, deklaroi ai.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot